Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Rusët vendosin pajisje ushtarake në çatinë e centralit bërthamor

Gazeta10
01 November 2022 - 22:56

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka njoftuar sonte se forcat ruse kanë vendosur pajisje ushtarake në çatinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhias.

Siç raporton Kyiv Independent, duke cituar departamentin e inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, rusët kanë vendosur pajisje ushtarake në çatinë e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, për të kundërshtuar zbulimin ajror ukrainas.

Forcat ruse pushtuan termocentralin bërthamor të Zaporizhia në javët e para të luftës. Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për granatimet e asaj zone./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.