
Këshilltari politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Durim Elshani, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga ish-deputeti dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Gani Koci, në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10.
Koci në ‘Politiko’ deklaroi se po përballet me kancerin dhe se deri tani nuk ka marrë asnjë ndihmë nga Qeveria apo nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.
Përmes një postimi në facebook, Durim Elshani ka thënë se pretendimi i Gani Kocit, sipas të cilit ai nuk ka marrë mbështetje nga institucionet, nuk qëndron.
Sipas Elshanit, Koci ka aplikuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor më 13 maj 2026, ndërsa vetëm dy ditë më vonë Bordi e ka shqyrtuar kërkesën dhe ka marrë vendim për mbështetje financiare për trajtimin e tij në Kroaci, sipas përzgjedhjes së vet.
Tutje, në reagim thuhet se vendimi është tërhequr nga familjarët e Kocit më 18 maj 2026, ndërsa Fondi i Sigurimit Shëndetësor vazhdon të jetë në pritje të raportit mjekësor dhe faturës përfundimtare të trajtimit, dokumente që, sipas institucionit, ende nuk janë dorëzuar.
“Pretendimi se nuk ka pasur mbështetje nga institucionet nuk është i vërtetë. Vendimi për mbështetje financiare është bërë për dy ditë. Siç mund ta shihni, më shumë kohë ka kaluar për tërheqjen e vendimit nga z. Koci, sesa për miratimin e mbështetjes nga institucioni”, shkruan Elshani.
Përveç Kocit, edhe veterani i luftës Xhevdet Qeriqi, foli për vështirësitë shëndetësore me të cilat po përballet si pasojë e plagëve të luftës, si dhe për nevojën për sigurimin e një proteze.
Reagimi i plotë: