Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

GP Aviation nis fluturimet në linjën e re Prishtinë–Karlsruhe/Baden

Gazeta10
03 July 2026 - 13:18

Kompania ajrore GP Aviation ka nisur sot, më 3 korrik, operimin e linjës së re që lidh Prishtinën me Karlsruhe/Baden në Gjermani.

Lajmi është bërë i ditur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”,  i cili përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se linja e re tashmë është aktive dhe ftoi udhëtarët të planifikojnë udhëtimet drejt këtij destinacioni.

“Gati për udhëtimin tuaj të radhës? Linja e re GP Aviation që lidh Prishtinën dhe Karlsruhe/Baden është tashmë aktive, duke filluar nga 3 korriku. Eksploroni bukurinë e të dy destinacioneve dhe filloni planifikimin sot”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.