
Besnik Tahiri – Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë në plotni nuk dihet, por nëse i ka elementet për njohjen reciproke, partia e tij e mbështetë.
Tahiri në Prime Time, ka deklaruar se njohja reciproke duhet të jetë parakusht i marrëveshjes me Serbinë, transmeton Gazeta10.
“Fokusi nuk duhet të na rrëshqet në nismat rajonale, tani e kemi momentumin të ecim tutje, ta shtyjmë Kosovën…Pa ndonjë qartësi rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO, ajo marrëveshje nuk vlen”, ka thënë ndër të tjera ai./Gazeta10