
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti po zbaton praktika të nepotizmit në institucione.
Tahiri në Prime Time, ka aprovuar se edhe AAK-ja një kohë ka punësuar njerëz në institucione, por që për këtë gjë ai deklaroi se u ndëshkuan në zgjedhje, raporton Gazeta10.
“Menaxhimi i shtetit, gjendja ekonomike aktuale kurrë nuk ka qenë më keq…Bllokimi i shtetit dhe zbatimi i praktikave nepotiste, klienteliste, partiake, a ke ndi, mos u hy dikush në punë pa qenë në VV?, Gjeje një vend që nuk kanë bë…E vërtetë, fatkeqësisht…Po i kena çu, po i kena marrë 7%, kjo është, populli na ka vëzhgu dhe na ka dhënë faturën”, ka thënë ndër të tjera ai./Gazeta10