
Aurona Pelaj dënohet me 2 vjet e 3 muaj burgim për rastin në “Orenda”, dy të akuzuarat e tjera lirohen
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykimin për rastin e sulmit fizik ndaj një të moshuare në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Trupi gjykues ka dënuar Aurona Pelajn me 2 vjet e 3 muaj burgim, duke e shpallur fajtore për veprën penale për të cilën akuzohej.
Ndërkohë, dy të akuzuarat e tjera në këtë rast, A.R. dhe R.K., janë shpallur të pafajshme.
Në seancën e shpalljes së aktgjykimit nuk ishte e pranishme asnjëra nga tri të akuzuarat.