Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë në Gjakovë, lëndohen 4 persona

Gazeta10
06 July 2026 - 14:12

Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën në Gjakovë, ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK).

Nga katër të lënduarit, një fëmijë i është nënshtruar operimit në Kirurgjinë e Fëmijëve dhe anestezionit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Emërgjencës, Naser Syla, i cili tha se tre të lënduarit e tjerë janë në gjendje stabile por me lëndime të rënda.

“Katër të aksidentuar i ka sjellë Spitali i Gjakovës. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Njëri nga të lënduarit u dërgu në sallën operative nga kirurgjia e fëmijëve dhe anestezionit. Tre të tjerët janë duke i kompletuar ekzaminimet dhe konsultat e nevojshme në QE. Gjendja e tyre është stabile edhe pse me lëndime të rënda”, tha Syla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.