Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajrami kritikon buxhetin e 2023, thotë se nuk është paraparë rritje pagash

Gazeta10
02 Nëntor 2022 - 10:13

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar buxhetin e vitit 2023, raporton Gazeta10.

Bajrami ndër të tjera ka thënë se në këtë buxhet nuk është paraparë rritje e pagave.

Tutje, Bajrami ka thënë se në këtë buxhet nuk është planifikuar as zbatimi i Ligjit të pagave dhe as rritja e pensioneve.

Bajrami ka thënë se Kosova është duke u përballur me inflacion.

Më tej, Bajrami ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka ofruar zgjidhje as për arsim as për ekonomi as për shëndetësi por është kurthuar në temën e targave.

Këtu keni statusin e plotë:

Buxheti për vitin 2023 nuk e parasheh zbatimin e Ligjit të pagave, s’parasheh as rritje pensionesh

Kur Kosova po përballet me inflacion, Qeveria e Kosovës ka propozuar ”buxhetin më të madh në histori”, ku nuk përfshinë rritje të pensioneve. Nuk ka paraparë as kosto për zbatimin e Ligjit të pagave. Pra, nuk ka paraparë rritje pagash, nuk ka paraparë as indeksim të pensioneve dhe pagave për normën e inflacionit.

Inflacioni është 12.7 për qind. Për shportën bazë të konsumatorit rritja ka kalu 50 për qindëshin.

Më së shumti nga inflacioni po preken familjet pa të ardhura dhe ato me të ardhura të ulëta.

Në gjithë këtë situatë, Qeveria s’ka asnjë plan. Ndoshta, kjo Qeveri ka plan të ikë sepse deri më tash s’po shohim as hapa minimal për t’u përballur me këtë situatë të rënduar.

Partia në pushtet dhe komplet Qeveria janë kurthuar në temën e targave. Kanë shndërruar dialogun me Serbinë në temë qendrore. Konfrontimin me SHBA-në dhe BE-në e kanë bërë përditshmëri. Dhe, s’kanë asnjë zgjidhje për ekonomi, s’kanë zgjidhje për arsim, s’kanë zgjidhje as për shëndetësi.

Ndoshta, partia në pushtet dhe komplet Qeveria po punojnë në video propaganduese se si “Kosova po bëhet si Kroacia”?”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e saj në Facebook.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.