Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dëgjohen shpërthime në Damask gjatë vizitës së Macronit

Gazeta10
07 July 2026 - 11:03

Disa shpërthime janë dëgjuar të martën në kryeqytetin sirian, Damask, pranë hotelit ku pritej të qëndronte presidenti francez, Emmanuel Macron.

Rrugët janë bllokuar dhe janë marrë masa sigurie pas shpërthimit, raporton Reuters.

Një dëshmitar i ka treguar Reutersit se dëgjoi shpërthime në afërsi dhe u pa tym që po ngrihej.

Presidenti francez është udhëheqësi i parë i rëndësishëm i BE-së që viziton Damaskun prej kur është rrëzuar presidenti sirian, Bashar al-Assad.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.