Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimet në Prishtinë, Terras: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Gazeta10
07 July 2026 - 13:52

Raportuesi për Kosovën, Riho Terras, është deklaruar për takimet që ka pasur në Prishtinë, si atë me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën e Bedri Hamzën, më të cilët, ka njoftuar ai, ka diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe zgjerimin e BE-së.

‘’Përshëndetje nga Prishtina! Sot në mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për situatën politike në Kosovë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.’’, ka thënë ai.

Terras, ka bërë thënë edhe se, e ardhmja e Kosovës është në BE, porse, ka shtuar ai, anëtarësimi kërkon reforma.

‘’E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë në këtë drejtim.’’, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.