Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kemi një projekt për ndriçim publik, në shtator fillojmë punën” – Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj

Gazeta10
09 July 2026 - 9:20

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, në emisionin Adresa e Ankesave” ka bërë të ditur se gjatë këtij viti janë planifikuar investime të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore në lagjen Dresnik.

Sipas Elezajt, krahas ndërtimit dhe rregullimit të rrugëve, do të zgjerohet edhe rrjeti i ndriçimit publik në një pjesë të konsiderueshme të kësaj lagjeje.

“Ky vit kemi plan për investime të konsiderueshme në rrugë në lagjen Dresnik dhe, gjithsesi, bashkë me rrugët do të shtrihet edhe rrjeti i ndriçimit publik në pjesë të konsiderueshme”, deklaroi ai.

Sa i përket problemeve me furnizimin me energji elektrike, Elezaj tha se kjo çështje është në kompetencë të KEDS-it, por se Komuna ka ndërmarrë hapa për ta adresuar problemin.

“Sa i përket rrjetit të energjisë elektrike, është kompetencë e KEDS-it. Ne kemi bërë kërkesa dhe kemi zhvilluar takime me KEDS-in, pasi ka probleme edhe në furnizimin me energji elektrike në këtë lagje”, u shpreh kryetari i Klinës, Zenun Elezaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.