
Një punëtor ka pësuar lëndime trupore gjatë orarit të punës në Obiliq, të mërkurën.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi ka marrë lëndime gjatë kryerjes së detyrës së punës, shkruan Insajderi.
“Obiliq, 08.07.2026 – 14:00. Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar, ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.