Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarri në zonën malore në Mat, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

Gazeta10
09 July 2026 - 13:51

Një vatër zjarri vijon të jetë aktive prej dy ditësh në fshatin Lundre të Njësisë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë pas konstatimit të flakëve dhe po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të situatës.

Ndërhyrja është vështirësuar për shkak të terrenit të thyer malor dhe erës së fortë, të cilat kanë favorizuar përhapjen e zjarrit.

Në terren ndodhen efektivë të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Mat, punonjës të Shërbimit Pyjor të Njësisë Administrative dhe struktura të tjera mbështetëse, të angazhuara për izolimin e vatrës së zjarrit.

Në zonën e prekur ndodhen edhe banesa, por aktualisht ato nuk paraqiten të rrezikuara, pasi ekipet zjarrfikëse kanë krijuar një perimetër sigurie për mbrojtjen e tyre.

Puna për shuarjen e flakëve vijon, ndërsa strukturat në terren po monitorojnë situatën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit./abcnews.al

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.