
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nis mbledhjen e kryesisë së partisë, ku ndër të tjera pritet të shqyrtohet edhe ftesa e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për takim lidhur me formimin e institucioneve të reja.
Para mbledhjes, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e pyetur sa i përket thirrjes për takim për formimin e institucioneve të reja nga partia Vetëvendosje ajo nuk dha koment.
“Nuk kam çka me thënë pa shkuar në mbledhje”, tha ajo.
E lidhur me ftesën ndaj krerëve të partive politike nga kreu i VV-së, Albin Kurti, lajmin ekskluziv pak më herët e ka dhënë Gazeta10.
EKSKLUZIVE: Kurti fton në takim Hamzën, Abdixhikun dhe Gjinin