Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

EKSKLUZIVE: Kurti fton në takim Hamzën, Abdixhikun dhe Gjinin

Gazeta10
09 July 2026 - 14:10

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka nisur ftesat zyrtare në drejtim të liderëve të subjekteve politike, në përpjekje për të zhvilluar bisedimet rreth krijimit të institucioneve të reja.

Këtë informacion për Kanal 10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Arlind Manxhuka.

“Po, sot në mëngjes kryeministri Kurti u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të PDK, LDK dhe AAK”, ka deklaruar Manxhuka.

Nuk dihet ende përmbajtja e plotë e letrës, nëse ajo përfshinë vetëm bisedimet për qeveri apo edhe zgjedhjen e mundshme të Presidentit të ri të vendit.

Zyrtarisht asnjë nga subjektet politike opozitare nuk ka folur lidhur me ftesën e kryetarit të Vetëvendosjes dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Kanal 10 në vazhdim do të ju mbajë të informuar lidhur me qëndrimet e përfaqësuesve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.