Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gruda: Ftesa e Kurtit para themelimit të Kuvendit tregon që do të flitet për krijimin e të gjitha institucioneve

Gazeta10
09 July 2026 - 16:35

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, tha se ftesa e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për liderët e partive opozitare tregon që do të flitet për krijimin e të gjitha institucioneve.

Gruda këtë qëndrim të tij para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së e ka lidhur me faktin se ftesa ka ardhur para konstituimit të Kuvendit.

“Ne kemi thënë prej fillim që pa dialog politik, pa kompromis, s’mund të ketë formim të institucioneve. Për atë po mblidhemi që ta kemi një qëndrim. Presim që dialogu me qenë i vërtetë. Meqë ftesa është bërë para krijimit të institucioneve, radha është bërë për formimin e krejt institucioneve. Asnjë parti s’ka fituar në zgjedhjet e fundit numrin e nevojshëm me i bë krejt institucionet. Ju e dini që VV ka kërkuar më shumë se 50%, votuesit i dhanë më pak se aq. Rezultati është i qartë, shumë gjëra janë sqaruar. Pas mbledhje së kryesisë flasim”, tha Gruda.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.