
Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar lidhur me mbledhjen që kryesia e kësaj partie është duke e mbajtur.
Haziri, ka njoftuar se në këtë mbledhje është duke u diskutuar mbi çështje thelbësore, dhe, nuk ka hapësirë që të mendohet opsioni i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vjeshtë.
“LDK po diskuton debat të brendshëm: dy çështje thelbësore duke analizuar rezultatin e fundit zgjedhor. Pas takimit sot Kryesia ka nxjerrë nevojën që të diskutojë kërkesat që lidhen me interesimin për bashkëpunim si vlerë politike. Nuk ka hapësirë dhe asnjë arsye të mendohet opsioni i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vjeshtë. Abdixhiku ka trajtuar letrën, është duke e diskutuar dhe do t’i jep sqarimet e domosdoshme. Ne pas zgjedhjeve të dhjetorit kemi bashkëpunuat, varet se çka do të sjellë përfundimi i kësaj mbledhjeje. Janë çështje të brendshme që po diskutohen”, tha Haziri.
Arsyeja pse Lutfi Haziri doli më herët nga mbledhja e Kryesisë së LDK-së ishte për t’i dhënë nderimet e fundit profesorit universitar Nuhi Rexhepi, i cili u nda nga jeta.