Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Gazeta10
10 October 2026 - 14:58

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me kritikat ndaj presidentes Shiroka-Pula, duke thënë se, të paktën gjatë kësaj presidence, nuk do të shahemi e as të linçohemi nga burrat e presidenteve. Me këtë, ajo iu referua veprimeve të Prindon Sadriut dhe Alban Krasniqit gjatë presidencës së Vjosa Osmanit dhe kohës kur Albulena Haxhiu ishte ushtruese e detyrës së presidentes.

“Një gjë e kemi të sigurt gjatë këtij mandati: deputetët nuk do të shahen, nuk do të linçohen e as nuk do të kërcënohen nga burri i presidentes, siç ka ndodhur paraprakisht nga Prindon Sadriu e Alban Krasniqi”, ka shkruar Ganimete Musliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.