Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jasharaj thotë se vlera e konficientit të pagave po caktohet sipas tekeve të Muratit

Gazeta10
02 November 2022 - 13:51

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, (SBASHK-ut), Rrahman Jasharaj, ka thënë se vlera e konficientit të pagave po caktohet sipas tekeve të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton Gazeta10.

Jasharaj ka thënë se kjo temë është brengë e tyre dhe se po dyshohet për një mashtrim të radhës.

Më tej ai ka thënë se kjo mund të krijojë një zhgënjim të ardhshëm.

“Brengë e jona është dhe dyshojmë se është një mashtrim i radhës, kur nuk përcaktohet qartë vlera e koeficientit, ngase mund të kemi koeficiente në dukje tepër të mëdha, të lartë por kur vlera nuk dihet a po bëhet sipas tekes së ministrit Murati, mund të ketë një zhgënjim të ardhshëm”, është shprehur Jasharaj.

Jasharaj ka thënë se ata nuk janë të kënaqur me numrat abstrakt.

“Numrat abstrakt neve nuk na gëzojnë sepse ne duam t’i themi anëtarësisë tonë se me ligjin që po bëhet paga jote në këtë detyrë është kaq”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.