
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe vranësira ditore lokale. Nuk priten reshje atmosferike.
Mëngjesi do të jetë paksa i freskët me temperaturat minimale që do të zbresin deri në 10 gradë Celsius, kurse dita relativisht e ngrohtë, me erëra të freskëta nga veriu.
Maksimalja pritet të arrijë deri në 27 gradë Celsius.