Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Retkoceri: Në shtator priten hapa konkretë për problemin e qenve endacakë në Prishtinë

Gazeta10
10 July 2026 - 9:28

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka bërë të ditur se komuna është duke punuar për rritjen e kapaciteteve për trajtimin e qenve endacakë, ndërsa ka paralajmëruar se në shtator do të ndërmerren hapa konkretë për adresimin e këtij problemi.

Ai tha se aktualisht janë duke u siguruar kapacitete shtesë të qendrës për qentë endacakë, duke theksuar se kjo është e domosdoshme për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të tyre në kryeqytet.

“Sa i përket çështjes me qentë endacakë, ne jemi duke u siguruar në rritjen e kapaciteteve të intervenimit dhe të qendrës për qentë endacakë. Rritja e kapaciteteve është shumë e nevojshme, sepse nga koha në kohë numri i qenve endacakë në kryeqytet rritet dhe për trajtimin e tyre duhet të sigurojmë kapacitet më të madh. Në shtator do t’i shohim hapat konkretë rreth këtij problemi”, tha Retkoceri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
10 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.