Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza para takimit me Kurtin: S’kemi garuar për poste, duam raporte me aleatët

Gazeta10
10 July 2026 - 9:36

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, para takimit me kreun e LVV’së, Albin Kurti, ka thënë se PDK s’ka garuar në zgjedhje për të marrë poste ministrore, duke theksuar se prioritet për të është programi politik i partisë.

Hamza ka thënë se PDK kërkon raporte të mira me aleatët, ambient për bizneset e rritje pagash e pensionesh.

“Qëllimi jonë është i qartë. Konsistenca është prezentë. S’kemi vija të kuqe, jam i gatshëm me bisedu me secilin lider politik. Ne kemi garu me program, s’kemi garu me i pasë pesë ministra në këtë pozicion a në atë pozicion. Kemi garu me i rritë pagat e pensionet, me pasë ambient të mirë për bizneset, me pasë partneritet me aleatët, më i trajtu si partner, dhe shumë prioritete të tjera”, ka thënë Hamza.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.