Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti dhe Abdixhiku takohen në Kuvend, gazetarja e Kanal10 ndan detaje

Gazeta10
10 July 2026 - 18:17

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kurti me  të arritur në Kuvend, ai nuk u deklarua për mediat, duke thënë se do të flasë pas përfundimit të takimit me kreun e LDK-së.

Për zhvillimet nga vendi i ngjarjes raportoi gazetarja Blerina Mustafa në emisionin Gazeta në Kanal10. Ajo bëri të ditur se Abdixhiku ka hyrë në objektin e Kuvendit përmes një hyrjeje tjetër.

Sipas gazetares, në Kuvend është parë të mbërrijë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani së bashku me Lumir Abdixhikun. Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar nëse Osmani do të jetë pjesë e takimit mes Kurtit dhe Abdixhikut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.