
Harta, e titulluar “Enklavat e Emigrantëve të Qytetit të Nju Jorkut”, identifikoi 30 komunitete emigrantësh me flamuj të numëruar në të pesë lagjet, shkruan New York Post.
“Është e qartë se nuk është një listë e plotë e më shumë se 200 enklavave etnike”, tha Hizzoner në një konferencë shtypi të palidhur të premten.
“Do të bëjmë ndryshime shtesë në të ardhmen për ta pasqyruar këtë… përfshirë Little Italy-n.”
Në hartën zyrtare të publikuar nga kryebashkiaku Zohran Mamdani me numër 9 përfshihet edhe “Little Albania” (Shqipëria e vogël).