
Zyrtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka reaguar pas publikimit të videos ku është ushtruar dhunë ndaj të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve në Pejë, raporton Gazeta10.
Ismaili ka thënë se lidhur me këtë rast pret veprime të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse.
Më tej, Ismaili ka thënë se këtu ka përgjegjësi hirarkike.
Tutje, ajo ka thënë se duhet të vendoset drejtësia dhe të zbardhet e vërteta e plotë.
Këtu keni statusin e plotë:
“Sapo e pashë videon. S’po flas. Më mirë s’po flas.
Paskeni thënë ju mjaftueshëm.
Tash presim veprime! Të menjëhershme. Të ashpra. Dhe GJITHËPËRFSHIRËSE dhe JOSELEKTIVE.
Tërë zinxhiri administrues i qendrës për të moshuarit në përgjegjësi!
Ky skandal duhet të jetë vetëm maja e akullit aty.
Duam hetime, duam të vërtetën e plotë, duam drejtësi”, ka shkrua Ismaili në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10.