
Milazim Jaha, 44 vjeç, nga fshati Stagovë i Kaçanikut, i cili ishte raportuar i zhdukur, është gjetur.
Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij, të cilët kanë bërë të ditur se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Më herët, familja kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta lokalizuar 44-vjeçarin, ndërsa për rastin ishte njoftuar edhe Policia Rajonale e Ferizajt.