
Ekipi i mëngjesit “Adresa e Ankesave” në Kanal 10 sot ka verifikuar gjendjen në një fshat të Podujevës ku një banorë i fshatit Konushevc ka treguar se më vite i ka mbetë shtylla elektrike në oborrin e tij duke i rrezikuar edhe familjarët e tij.
“Ka pasë rast kur shtylla ka marrë flakë dhe kombanja e ka rrëzuar dhe na ka rrezikuar të gjithë familjen”, tha mes tjerash Gazmend Shala nga ky fshat.
Ai ka treguar se kanë bërë dhjetëra ankesa në KEDS por asnjeherë nuk e kanë zgjidhë problemin e tyre që është me vite.
Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10