Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Gazeta10
14 July 2026 - 23:02

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së martës në qarkun e Vlorës, ku një këmbësore 80-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht. Automjeti që drejtohej nga shtetasi A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti fatal./TCH

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.