
Ish-diplomati amerikan Louis Sell ka komentuar procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si një padrejtësi.
Në një intervistë për emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Sell tha se, sipas vlerësimit të tij, rrethanat në të cilat po zhvillohet procesi e bëjnë atë të padrejtë.
“Mendoj se gjykimi që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Hagës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të pandehurve të tjerë, në rrethanat në të cilat po zhvillohet, përbën një padrejtësi të madhe”, deklaroi Sell.