
Rita Ora dhe Taika Waititi u shfaqën së bashku në tapetin e kuq, në premierën e filmit të saj të ri“Descendants: Wicked Wonderland”, që u mbajt në Los Angeles.
Këngëtarja dhe aktorja 35-vjeçare e riinterpreton rolin e saj si Mbretëresha e Zemrave në filmin e Disney-t dhe mori mbështetjen e bashkëshortit të saj në këtë event.
Ritës iu bashkua në tapet edhe Liamani Segura, e cila do të luajë në episodin e pestë si Pink, vajza e vogël e Mbretëreshës së Zemrave dhe motra e Red.
Rita kishte të veshur një fustan të kuq, pothuajse tërësisht transparent në pjesën e përparme, me një bisht të gjatë që edhe Taika u mudua ta rregullojë.
