Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Basha për rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa te Ura e Dollcit

Gazeta10
15 July 2026 - 10:15

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë vazhduar punimet në rrugën Kijevë–Zahaq, duke bërë të ditur se është duke u punuar për përshpejtimin e realizimit të këtij projekti.

Basha ka bërë të ditur se gjatë inspektimit në terren ka diskutuar me inxhinierët dhe operatorin ekonomik për sfidat gjatë punimeve, ndërsa ka theksuar se një nga pikat që po shkakton vonesa në trafik është bajpasi te Ura e Dollcit, i krijuar pas minimit të një pjese të rrugës.

Sipas tij, kjo nyje pritet të pastrohet brenda shtatë ditësh, duke mundësuar rikthimin e qarkullimit në rrugën ekzistuese.

“Kërkoj ndjesë nga qytetarët për pengesat dhe vonesat në trafik, por dua t’ju siguroj se jemi vazhdimisht në terren dhe po bashkëpunojmë me të gjithë akterët e përfshirë, në mënyrë që problemet të adresohen me kohë dhe kjo rrugë e rëndësishme të jetësohet sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar Basha./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.