Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Netanyahu udhëton këtë fundjavë drejt ShBA-së, s’dihet nëse takohet me Trumpin

Gazeta10
15 July 2026 - 10:30

Netanyahu udhëton këtë fundjavë drejt ShBA-së, ende e paqartë nëse do të takohet me Trumpin.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të shtunën, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë izraelit për agjencinë Reuters.

Sipas të njëjtit zyrtar, Netanyahu dëshiron të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Donald Trump gjatë vizitës së tij, por ende nuk është e qartë nëse ky takim do të realizohet, shkruan Sky News,

Dy liderët janë takuar për herë të fundit personalisht në Shtëpinë e Bardhë në muajin shkurt.

Izraeli deri më tani nuk i është bashkuar Shteteve të Bashkuara në nisjen e valëve të reja të sulmeve ndaj Iranit.

Ndërkohë, konflikti i veçantë i Izraelit me grupin militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani dhe me bazë në Liban, ka qenë dukshëm më i qetë pas marrëveshjes së armëpushimit të arritur më 26 qershor.

Zyrtarët izraelitë dhe ata libanezë rifilluan bisedimet për paqe në Romë gjatë ditës së djeshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.