Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Halil Thaçi pas intervistimit në Prokurorinë Speciale, pretendon se po shantazhohet e kërcënohet

Gazeta10
15 July 2026 - 11:40

Kryetari i Komunës së Obiliqit, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, është deklaruar për media pasi që u intervistua nga Prokuroria Speciale.

Thaçi, në deklarimin e tij, ka thënë se, çdo gjë që do të di ati, do t’i përgjigjet prokurorit.

Kryetari i Obiliqit, u pyet edhe për çështjen e vijën e shpronësimit në Shipitullë, ku ndër tjerash, Thaçi tha se ai, nuk ka rënë pre e ‘’shantazheve’’.

‘’Unë nga këtu i bëj thirrje qytetarëve të mi, që do të më kenë gjithmonë gardian për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Po si dëshmitar më pyeten për çdo gjë, dhe unë për çka do që unë do të di do t’i përgjigjem prokurorit.  Pika e parë, të prokurori kam tregu që vetë Kallxo.com për tre muaj me ka thirre në telefon, vetë pronarja e Kallxo.com ka kërkuar takim që mos të publikohet video, sigurisht edhe ti e din këtë, sigurisht që po i kam të bazune, dhe nuk kam ra pre e shantazheve të mediave, kurrë asnjëherë nuk do të shantazhohem e as nuk do të kërcënohem, unë do të jem gardian i të drejtave të qytetarëve të mi’’, ka thënë Thaçi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.