Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E konfirmon Zemaj për Kanal 10: Mbi 150 nënshkrime janë dorëzuar tek Sekretari i LDK-së

Gazeta10
15 July 2026 - 12:57

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka konfirmuar se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i partisë, duke theksuar se i gjithë procesi është zhvilluar në përputhje me dispozitat e Statutit të LDK-së.

“Po mund të konfirmoj se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në pajtim me dispozitat e Statutit të LDK-së”, deklaroi Zemaj për Kanal 10.

E Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati në një deklaratë për media dje ka deklaruar se në momentin që deponohen do të trajtohen në bazë të statutit dhe rregullave të partisë.

Derisa sipas statutit të LDK-së, brenda 60 dite, duhet të mblidhet Kuvendi i LDK-së. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.