
Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati ka konfirmuar se kanë pranuar listën më nënshkrime që është dorëzuar sot nga Armend Zemaj dhe Florian Dushi.
Ferati ka thënë se do të krijohet një Komision për verifikimin e nënshrkimeve dhe pastaj ose vetë si Sekretar ose kryetari i LDK-së do të japin detaje për numrin e nënshkrimeve dhe hapat tutje.
“Kemi pranuar kërkesën e nënshkruesve dhe bashkangjitur një kopje e nënshkrimeve. Numrin s’mund ta themi, sepse jemi në proces të verifikimit. Do të krijojmë një komision dhe do të verifikojmë. Pasi që të bëhet procesi i verifikimi preliminar, dalim ose unë ose kryetari me një mesazh”, ka thënë Ferati.
“Po besoj sot gjatë ditës ose nesër dalim me një verifikim preliminar për numrin e nënshkrimeve”, ka theksuar ai.
E dorëzimin e nënshkrimeve në Sekretariatin e LDK-së, e ka konfirmuar për Kanal 10, deputeti Armend Zemaj.
Ai ka deklaruar se deri tani janë deponuar mbi 150 nënshkrime për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK.
E konfirmon Zemaj për Kanal 10: Mbi 150 nënshkrime janë dorëzuar tek Sekretari i LDK-së