
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të shpenzojë gati 25 mijë euro nga buxheti i shtetit për mobilimin e zyrave të saj.
Institucioni ka përmbyllur procedurën e tenderimit për furnizim me mobilie, duke përzgjedhur kompaninë fituese e cila do të furnizojë ministrinë me kabinete, tavolina pune dhe inventar tjetër zyrtar në vlerë prej 24,999.60 euro, shkruan Gazeta10.

Në këtë aktivitet të prokurimit kanë konkurruar shtatë operatorë ekonomikë, dhe është përzgjedh oferta më e lirë , përderisa oferta më e lartë e përgjegjshme në këtë tender ka qenë 49,805 euro.
Kontrata përfshin furnizimin me kabinete ekzekutive, tavolina pune, komoda anësore dhe inventar tjetër për zyrat e ministrisë. Sipas specifikimeve teknike, mobiliet duhet të jenë të prodhuara nga materiale MDF, me konstruksion metalik dhe garanci 12-mujore.

Shpenzimi vjen në një kohë kur institucionet publike vazhdojnë të ndajnë mijëra euro nga buxheti për pajisjen dhe rinovimin e zyrave të tyre, përmes procedurave të prokurimit publik. /GAZETA10/