
Ish-ministri Januz Sahlihaj në “Gazeta” të Kanal10 reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se Kosova po shqyrton mundësinë për t’u furnizuar me gaz të lëngëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes bashkëpunimit me Shqipërinë dhe terminalit të Vlorës.
Sipas Sahlihait, deklarata të tilla janë “hajgare” dhe “tallje me elektoratin”.
“Dëgjo, ato janë hajgare, tallje me elektoratin. Ma së pari, ai s’ka çka zëvendëson me gazin amerikan. Ai e përmend gazifikimin e thëngjillit. Ne e kemi pasur më herët këtë ide, mos harroni. Mirëpo këta nuk e kanë bërë asnjë studim të fizibilitetit. Unë jam kimist me profesion dhe e di përafërsisht sa kushton”, deklaroi Sahlihaj.