Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zëdhënësi i Aleancës – Manxhukës: Mosshkuarja në zgjedhje evitohet lehtë, pranojeni 6-pikëshin tonë për të mirën e qytetarëve

Gazeta10
16 July 2026 - 15:54

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit të Qeverisë, Arlind Manxhuka, i cili ka akuzuar opozitën se me, siç e ka quajtur ai, “barrikadim”, po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Xhemaili ka rikujtuar ofertën 6-pikëshe të Aleancës, duke thënë se që nga 26 qershori nuk ka pasur asnjë reflektim nga ana e Lëvizjes Vetëndosje për këtë propozim.

“Prej 26 qershorit, asnjë reflektim për ofertën tonë. Qytetari i Kosovës as sot nuk e di pse po e bëjnë këtë. Mosshkuarja në zgjedhje evitohet lehtë. Pranojeni 6 pikëshin tonë për të mirën e qytetarëve. Kaq sa i përket barrikadimit”, ka shkruar Xhemaili.

Sipas tij, oferta 6-pikëshe e Aleancës përfshin çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik, sigurinë kombëtare dhe interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

Aleanca ka qenë partia e vetme opozitare që pas zgjedhjeve të 7 qershorit ka mbajtur një qëndrim të qartë politik, duke prezantuar ofertën 6-pikëshe si parakushte për mbështetjen e krijimit të institucioneve të reja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.