Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Mustafa: Deklaratat e ministres serbe janë edhe më skandaloze për shkak të pozitës që mban

Gazeta10
16 July 2026 - 21:44

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, ka komentuar deklaratën e ministres serbe Snezhanja Paunoviq, duke thënë se ajo ka një histori të deklaratave skandaloze, por se ato marrin peshë edhe më të madhe tani që mban post ministror.

Në një lidhje direkte për emisionin “Politiko” në Kanal10, Mustafa tha se Paunoviq prej vitesh ka qenë e angazhuar në struktura të ndryshme shtetërore serbe.

“Duhet kuptuar se Snezhanja Paunoviq në vazhdimësi ka pasur deklarata skandaloze, por tash, në cilësinë e ministres, ato bëhen edhe më skandaloze. Ajo diku në vitet 2006–2008 ka qenë koordinatore për komunat paralele në Gjakovë, më pas, nga viti 2010 deri më 2013, për Deçanin e me radhë. Ka qenë në shumë borde të caktuara”, tha Mustafa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.