Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Starmer: Po largohem si udhëheqës i Partisë Laburiste me krenari, po e lë vendin në një gjendje më të mirë se e gjeta

Gazeta10
17 July 2026 - 10:25

Keir Starmer, i cili njoftoi dorëheqjen si kryeministër i Britanisë javë më parë, ka deklaruar se po largohet si udhëheqës i Partisë Laburiste me krenari.

Ai tha për Sky News se po i jep fund mandatit të tij si udhëheqës i Partisë Laburiste “duke e ditur se e lë vendin në një gjendje më të mirë nga ç’e gjeta”.

Sot, Andy Burnham do të bëhet udhëheqës i Partisë Laburiste, ndërsa të hënën pritet që të marrë detyrën e kryeministrit. Por Starmer këmbëngul se është ai që ka hedhur “themelet që Partia Laburiste të fitojë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme”.

Ai theksoi gjithashtu se është “personi që shpëtoi Partinë Laburiste”, por pranoi se shumë nga deputetët e tij nuk besojnë se ai mund t’i udhëheqë ata në zgjedhje të tjera të përgjithshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.