Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia Kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës

Gazeta10
17 July 2026 - 11:19

 

Një operacion shpëtimi është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së premtes, pasi një mjet i vogël lundrues me 11 emigrantë në bord u sinjalizua se ndodhej në rrezik rreth 8 milje larg grykëderdhjes së lumit Vjosë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën drejt zonës me dy mjete lundruese tip gomone, duke bërë të mundur lokalizimin e mjetit dhe shpëtimin e të gjithë personave që ndodheshin në bord, shkruan vizionplus.tv,.

Sipas të dhënave paraprake, emigrantët janë shtetas të Haitit, Afganistanit, Liberisë, Pakistanit dhe Bangladeshit. Ata janë transportuar në tokë dhe ndodhen në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku po kryhen procedurat përkatëse.

Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende destinacionin e tyre dhe as nëse po tentonin të kalonin ilegalisht drejt Italisë. Këto rrethana pritet të sqarohen pas marrjes në pyetje të tyre dhe vijimit të hetimeve nga strukturat kompetente.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.