
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dekoruar me mirënjohje pjesëtarët e grupit muzikor “Marigona”.
Kjo mirënjohje erdhi një ditë para koncertit të tyre të fundit, që pritet të mbahet të shtunën në kryeqytet.
Rama falënderoi për kontributin e tyre në skenën shqiptare dhe u uroi sukses në koncertin e tyre, në një bashkëbisedim me ta.
