Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bali Muharremaj i ofron strehim në Suharekë të moshuarës që u sulmua në Pejë

Gazeta10
02 November 2022 - 19:47

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pas publikimit të sulmit ndaj të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë.

Muharremaj thotë se ka biseduar me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, dhe humanistin Halil Kastrati, që t’i ofrojnë strehim në Shtëpinë e të Moshuarve në Komunën e Suharekës, transmeton Gazeta10.

“Të gjithëve na shqetësoi rasti i keqtrajtimit dhe dhunës ndaj nënës së dëshmorit Taulant Nura.Andaj e pakta që mund të bëjmë për te është ta ofrojmë përkrahjen dhe ndihmën tonë.Sapo bisedova me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini (meqë ajo është nga Gjakova) dhe me Humanistin Halil Kastrati, që asaj ti ofrohet strehim dhe përkujdesje në Shtëpinë e të Moshuarve në komunën tonë.Mbetet që vetëm familja të pajtohet me këtë dhe ne jemi të gatshëm ta mbështesim dhe ta trajtojmë ashtu siç e meriton”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.