
I dërguari Special i Qeverisë Federale Gjermane në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë ekskluzive për Kanal10, ka thënë se nesër nuk është në agjendë të flitet për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sarrazin më tej ka thënë se liberalizimi i vizave nuk vendoset në Procesin e Berlinit, por që ka garantuar se Gjermania qëndron krah Kosovës për këtë temë, raporton Gazeta10.
“Nuk është pjesë e agjendës. Dhe nuk vendoset në Procesin e Berlinit. Vendoset në përgjegjësinë e organeve dhe komiteteve evropiane. Unë thjesht mund të ju siguroj për pozicionin gjerman. Jemi luftëtarët më të mëdhenj për liberalizimin e vizave brenda institucioneve evropiane si një shtet anëtar i rëndësishëm.”, ka deklaruar Sarrazin./Gazeta10