Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bllokada në Kuvend, Ambasada britanike: Përgjegjësia është e politikanëve, jo e sistemit

Gazeta10
08 August 2026 - 15:05

Ambasada e Britanisë së Madhe kanë lëshuar një reagim pas vazhdimit të bllokadës në Kuvendin e Kosovës.

Nga Ambasada kanë thënë se Kosova ka humbur shumë ditë duke pasur një parlament jofunksional dhe se tashmë përgjegjësia është e politikanëve dhe jo e sistemit.

“Parlamenti është zemra e demokracisë. Ai e mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson miratimin e legjislacionit që mund ta çojë përpara shoqërinë dhe ekonominë. Kosova ka qenë pa një parlament plotësisht funksional për shumë ditë gjatë dy viteve të fundit. Kjo është përgjegjësi e politikanëve të Kosovës, e jo e sistemit të saj. Tani ata duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave paqësore, në të mirë të qytetarëve të mrekullueshëm të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e Ambasdës britanike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.