
Profesori i së drejtës kushtetuese, Ditar Kabashi, ka deklaruar se pozita e presidentit tash e gati gjysmë viti vazhdon të ushtrohet nga ushtruesja e detyrës.
Duke folur në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Kabashi tha se nëse deri më 6 tetor partitë politike nuk arrijnë të sigurojnë kuorumin për zgjedhjen e presidentit, vendi mund të shkojë në zgjedhje.
“Kjo pozitë tash gati gjysmë viti vazhdon të jetë me ushtruese detyre. Kurse pas 6 tetorit, nëse nuk zgjidhet presidenti, na presin zgjedhjet”, tha Kabashi.
Ai shtoi se partitë politike që kanë ulëse në Kuvend duhet të arrijnë ta krijojnë kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit deri në përfundimin e afatit.
“Nëse deri më 6 tetor partitë politike të cilat kanë vende në Kuvend nuk arrijnë ta krijojnë kuorumin në Kuvend për ta zgjedhur presidentin, atëherë na presin zgjedhjet”, u shpreh Kabashi./Gazeta10