Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mustafa: Projektligji për Dhomat e Specializuara nuk duhet të futet në pazarin politik

Gazeta10
30 September 2026 - 19:15

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, i ftuar në Gazeta ka folur edhe për projektligjin për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se kjo çështje, sipas tij, nuk duhet të bëhet pjesë e pazareve politike.

“Çështja e projektligjit për Dhomat e Specializuara nuk duhet të futet në pazarin politik. Nuk është çështje e ndarjes së pushtetit. Me këtë ligj, PDK-ja nuk synon të marrë asnjë lloj pushteti dhe mendoj që do të ishte e ulët që çështja e projektligjit të baraspeshohet me negociatat që partitë politike mund t’i kenë”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka nënvizuar se trajtimi i këtij projektligji duhet të ndahet nga negociatat dhe marrëveshjet politike ndërmjet partive.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.