
Emisari amerikan Richard Grenell ka reaguar në platformën X duke iu kundërvënë gjykatësit Jack Smith. Grenell shpërndau një postim në faqen e tij zyrtare të senatorit amerikan Chuck Grassley, duke e cilësuar atë si një shkrim ngacmues nga ana e Smith.
“Një banor nga Osage, Iowa, i dhuroi 10 dollarë Presidentit Trump. Jack Smith i kërkoi me anë të një urdhri gjyqësor çekun personal të këtij personi dhe ia dorëzoi Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së së administratës Biden të dhënat e tij private, përfshirë adresën e shtëpisë dhe informacionet bankare”, shkruhej në postim të Grassley, të shpërndarë nga Grenell.
Në postimin që e shpërndau Grenell, autori shprehet kritik ndaj qeverisjes demokrate, duke pretenduar se politikat dhe veprimet e saj kanë pasoja të drejtpërdrejta për banorët e Iowas.
Më vonë, ai ndau edhe një postim kundër gjykatësit amerikan duke e ekspozuar punën e tij.
Jack Smith u dorëzoi Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së, gjatë administratës Biden, numrat e llogarive bankare dhe numrat e rrugëtimit bankar, si dhe adresat e shtëpisë së 4,782 amerikanëve, si pjesë e operacionit “Arctic Frost”, përfshirë të dhënat e 42 banorëve të Iowa-s.
Ai pretendon se bëri atë që bëjnë prokurorët e mirë”, shkruhej në tekstin në X.
Këto reagime të fundit nga ana e Grenell, shihen si kritika të ashpra ndaj Smith, gjyqtarit kryesor të trupit gjykues, që dënuan Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin.
