Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”

Gazeta10
30 September 2026 - 16:21

Në Turkmeni, disa mësues kanë raportuar se shkollat e mesme po i detyrojnë vajzat t’iu nënshtrohen testeve gjinekologjike. Ata thonë se zyrtarët e shkollave pretendojnë se këto ekzaminime mund të përcaktojnë nëse vajzat janë seksualisht aktive, dhe se ato mund të çojnë në teste të tjera të detyrueshme për virusin HIV. Më herët ka pasur raportime se shkollat në Turkmeni kanë kryer të ashtuquajtura “teste të virgjërisë”, të cilat Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se janë të dëmshme për vajzat dhe se nuk kanë bazë shkencore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.