Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kabashi: Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara adresohet në Hagë, jo në Kushtetuese

Gazeta10
30 September 2026 - 19:54

Profesori i së drejtës kushtetuese, Ditar Kabashi, ka shpjeguar se çdo çështje që lidhet me ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, përfshirë edhe përpjekjet për ndryshimin e tij, duhet të adresohet në mekanizmat përkatës të kësaj gjykate në Hagë.

Duke folur në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Kabashi tha se për këto çështje nuk është kompetente Gjykata Kushtetuese e Kosovës në Prishtinë.

“Ajo është një Dhomë Speciale. Ndryshimin mund ta bëjë Avokati i Popullit, gjyqtari i Dhomës Speciale, mund ta bëjnë edhe organet e tjera që janë të autorizuara në Kosovë, por jo në Gjykatën Kushtetuese këtu në Prishtinë, por në Dhomën e përbërë nga një panel prej tre gjyqtarësh”, tha Kabashi.

Sipas tij, edhe çështjet që ndërlidhen me Gjykatën Speciale duhet të adresohen në këtë dhomë të veçantë në Hagë.

“Qoftë edhe përpjekja për ndryshimin e ligjit, apo edhe çështjet tjera që ndërlidhen me Gjykatën Speciale, të gjitha këto mund të adresohen te ajo dhomë e posaçme dhe vendimi i asaj dhome është përfundimtar dhe është i paapelueshëm”, u shpreh ai.

Kabashi e krahasoi këtë mekanizëm me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke theksuar se bëhet fjalë për një dhomë të veçantë që funksionon në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.